Home » ÇERAZELA KONDI: Zambakët e bardhë të luginave që lindën nga lotët dhe dashuria!!

ÇERAZELA KONDI: Zambakët e bardhë të luginave që lindën nga lotët dhe dashuria!!

nga World Ks

Shumë kohë më parë,ekzistonte një mbretëri fshehur mes maleve dhe pyjeve magjikë,qëndronte kështjella me kullat e argjendtë dhe kopshte plot me lule të bukura,që dukeshin sikur pëshpërisnin,kur frynte erë.

Zanat,u rritën bashkë me to,vraponin,qeshnin, poshtë rrezeve të diellit.

Ëndërronin pranë pemëve të lulëzuara,paditur që një hije e rëndë,do të binte një ditë mbi lumturinë e tyre.

Në një vjeshtë të ftohtë dhe të heshtur,një sëmundje e çuditshme do të përhapej në mbretëri.

Njerëzit fjetën dhe nuk u zgjuan më kurrë,nuk u gjënd ilaçi dhe këngët,të qeshurat,nuk ezistonin më në pallat.

Një mëngjes,nuk u zgjua as princesha.

Mbreti kërkoi ndihmën e doktorëve,fetarëve,njerëzeve të mënçur,por askush nuk mundi ta sillte mbrapa.

Atëherë,vëllai i saj,u betua që nuk do të kthehej pa gjetur shpëtim për të motrën e tij.

Kaloi nëpër male me borë,në vënde të panjohura,në pyje me errësirë.

Pyeste yjet,lumenjtë,erën si ta shpëtonte motrën,por nuk morri përgjigje,kudo heshtje.

I lodhur,i dëshpëruar,u ul në një pyll të qetë dhe filloi të qante.

Lotët e tij,rranë mbi bar dhe aty ku prekën tokën,filluan të çelin lule të

bardha,delikate,me një erë të ëmbël.

Atëhere princi kuptoi që natyra qe përgjigjur në lutjet e tij.

Morri lulet dhe u nxitua të kthehej

në pallat.

I vendosi në kokën e motrës dhe pëshpëriti me lot në sy.

-Nëse dashuria ime për ty ka forcë,

të lutem kthehu mbrapa përsëri.

Atëherë,ndodhi mrekullia!

Princesha hapi sytë ngadalë dhe i buzëqeshi.

-Çfarë lulesh janë këto;-Më duket që më sollën prapë në jetë.

Vëllai i saj u përgjigj…

-Lotët e mi,u bënë lule.

– Kështu lindën lotët,një simbol dashurie,që nuk vdes kurrë.

– Shpresa dhe lutjet,tejkalojnë çdo vështirësi.

Ndoshta,këto lule të bukura dhe delikate,mbartin brënda tyre, dëshpërim,qetësi,si të duan të shprehin akoma dhe një histori tjetër me lot që u kthyen në jetë.

Dashuria e vërtetë,shumë herë,

bën mrekulli!!

Çerazela Kondi,14 Maj,2026,Athinë!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment