Home » Halil Geci: DREJTËSIA NUK DUHET T’I LIHET KALLASHIT — KOSOVA KA NEVOJË PËR SHTET DHE LIGJ

Halil Geci: DREJTËSIA NUK DUHET T’I LIHET KALLASHIT — KOSOVA KA NEVOJË PËR SHTET DHE LIGJ

nga World Ks

“Kështu i ka ndodhur LDK-së për 20 vjet me radhë ,para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës ,nga të njëjtat struktura kriminale.

Janë vrarë, rrahur dhe maltretuar njerëz vetëm pse ishin përkrahës të LDK-së, të Ibrahim Rugoves dhe vetem pse mbronin Kushtetutën e Kaçanikut.

Na sulmonin natën me maska, na quanin tradhtarë dhe “parti të regjistruar në Beograd”.

Kjo strukturë u qetësua vetëm kur mori pushtetin me dhunë dhe kur LDK-ja, pas Rugovës, u bë pjesë e tyre,atëhere dhe sot.

Këto struktura mund të ndalen vetëm kur Kosova ta forcojë drejtësinë dhe sundimin e ligjit.

Deri atëherë, drejtësinë vazhdon ta diktojë kallashi.

Dhe pikërisht për të mos ia lënë drejtësinë kallashit, duhet ta forcojmë sa më shpejt sistemin e drejtësisë.”

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment