Zuzari tregoi se kujt i falet jeta,
Dhe pëshpëriste për do adete të vjetra,
Atëherë kur serbët i kishte vëllazëri,
Ky zuzar i lig u tret dhe iku nëpër Serbi.
Kur Kosova kalonte nëpër vështirësi,
Flitej se zuzari u kthye përsëri,
Dhe e premte qëlloi ajo ditë,
Në një barakë ai zgurdulloi sytë.
Kishte përvojë të gjatë në administratë,
Flitej për punët e pista në Spitalin e Ngratë,
Kur pa mëshirë i damkoste të shëndoshët,
Dhe në mjerim të sëmurët i katranoste.
Ky zuzar i madh shtirej si trim,
Gjithë të ligat i bënte si vegim,
Dhe gjithnjë na fliste pa pushuar,
Ndërronte gëzof për t’u kamufluar.
Herë me mjekërr e herë pa të,
Nuk la të zezë në këtë vend pa bërë,
Herë para pasqyrës, më shumë prapa saj,
Shkoi në Haxh, e pastaj u bë shumar.
Çdo ditë pune dilte në foltore,
Sjelljet e tij u bën si një defatore,
Herë me çallmë e herë me shami,
Solli veç kob e mort në atdheun e tij.
Në hutbe pranë televizorit,
Çallma e tij shihet përtej Stambollit,
Shqipërisë me përbuzje i thoshte Arnauti,
E bënte Kosovën si të ishte Shumadi…
Ky zuzar, gjoja mësues universiteti,
Me fjalë të kota i jepte nasihat miletit,
As sot nuk lëshon pe se ka një mision,
Fe e komb i bënë lëmsh, i shkatërron.
Lëmsh i zi si vetë fytyra e tij,
Na shkruan bejte e bën lahi,
Herë për fall e herë për inxhi,
Nuk i ndalet hovi as turr i tij.
Lutet ditën në falëtore me gaz,
Dhe të shtunën bën pazar,
Vjen e diela e mbulohet me trishtim,
Mendja i shkon te i fundit gjykim.
Datë e kobit ishte Trembëdhjetë Qershori,
Atje në Paris u godit ky horri,
Se veç me gjuhë na përkiste Ne,
Kur ra mbi tokë bërtiste “o lele”.
Veprat e tij janë ato të një horri,
Ndaj në Beograd atë e pret vorri,
Veç atje mundet i qetë me u prehë,
Pasi në Dardani nuk i ka mbetur strehë!
Shefqet Dibrani
