Nuk të kërkova kurrë me zhurmë.
Nuk bërtita emrin tënd netëve.
Por ti gjete mënyrë
të më rrëmbeje zemrën.
Të ndjej në ndalesat e vogla të ditës.
Në mënyrën kur frymëmarja ime
bëhet më e rëndë
dhe tek ty,udhëtojnë mendimet.
Tek një buzëqeshje e lehtë
që më del papritur.
Nuk solle trazirë në shpirt tim,
solle qetësinë.
Një qetësi që erdhi,pas shumë vitesh furtune.
Një prezencë e ëmbël,
dhe e qëndrueshme.
Disi kështu,pa një çast të caktuar
u bëre vënd,ku kthehen ndjenjat.
Si uji që gjen gjithmonë rrugën
të shkojë drejt detit.
Këmbëngulje e bukur.
Mos u nxito të jesh dikush tjetër
Qëndro kështu siç linde
e thellë,e vërtetë,e sinqertë.
Vetëm ti rrjedh brënda meje
si ndjenjë që nuk doja më
ta luftoja,por ta jetoja.
Në errësirën time,ngjyrë!!
Çerazela Kondi,27 Shtator,
2026,Athinë!
