Sot, Kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Halil Thaçi, së bashku me Drejtoreshën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ilire Kelmendi-Shema, pritën në takim z. Imer Hakaj, Drejtor i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale.
Gjatë takimit u diskutua për vlerat dhe rëndësinë e luftës së lavdishme çlirimtare, si dhe për Heronjtë, Dëshmorët dhe Martirët e Komunës së Obiliqit, sakrifica e të cilëve është pjesë e pandashme e historisë së Kosovës.
Në veçanti, u theksua rëndësia e ruajtjes, mirëmbajtjes dhe promovimit të monumenteve dhe komplekseve memoriale, si dëshmi të qëndresës dhe sakrificës së popullit tonë, si dhe si pasuri historike që duhet t’u përcillet brezave të ardhshëm.
Kujtesa historike është përgjegjësi e përbashkët, ndërsa nderimi i atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës mbetet detyrim ndaj së kaluarës dhe brezave që vijnë
