Home » Çerazela Kondi : Përshpëritje!

Çerazela Kondi : Përshpëritje!

nga World Ks

Sot më lër të të përshpëris diçka.

Mos u nxito të mbarojë dita.

Mbaje dhe pak nga dora,

mos e lësho kaq shpejt të iki.

Përkëdhele fytyrën e njeriut që do.

Shijo kafen e mëngjesit.

Qesh sa më fort të mundesh.

Hap dritaren,të futen rrezet e diellit.

Jeta nuk bën zhurmë kur kalon.

Rrjedh qetë,midis”do arrij”,”nesër”,

“një çast tjetër.”

Derisa një ditë kupton…

Nuk janë të mëdha,çastet e shtrenjta

por të voglat,që një ditë do ti kërkosh

dhe nuk do ti gjesh.

Nostalgjia do të pushtojë shpirtin.

Prandaj sot,mos ndiq një mrekulli.

Mbaj gjithçka që ke në duar.

Jeta nuk na premton të nesërmen

por vetëm të sotmen,jetoje sa të mundesh!!

Çerazela Kondi,13 Shtator,

2026,Athinë!!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment