Home » Çerazela Kondi : Nuk ishte ëndërr!

Çerazela Kondi : Nuk ishte ëndërr!

nga World Ks

Nuk ishte ëndërr!

Kish ardhur Pranvera.

Një Pranverë e bukur që skisha parë

ndonjëherë.

Ndryshe nga herët e tjera.

Dhe unë, u gjënda në një kopësht.

Kudo gjelbërim,lule plot ngjyra

Dhe aromë që të dehte.

Fluturat e bënin atë ditë,më të bukur.

Vrapoja me krahët hapur,

e gëzuar,thua që gjith botën

mbaja në duar.

Dhe qeshja e lumtur.

Hodha sytë nga dielli,

që më shikonte çuditërisht

i dëshpëruar.

Dukej sikur më thoshte….

Vrapo,vrapo sa të mundesh sot

sepse nuk do të vraposh më kurrë

në jetën tënde.

U shtanga,ngriva,ç’do ndodhte me mua;

Papritur,gjithçka u errësua.

Një zhurmë e tëmershme

dhimbje të padurueshme

Dhe sirena e një ambulance

që ulërrinte,duke nxituar.

U zgjova menjëherë.

E larë në djersë,e tmerruar,

me sytë që rridhnin lotë.

Falënderova zotin,që isha

duke ëndërruar.

U mundova,të lëviz këmbët.

Por ndjeva dhimbje.

Drejtova sytë tek trupi.

dhe atëherë e kuptova…

NUK ISHTE ËNDËRR!!

Çerazela Kondi,24 Shtator,

2026,Athinë!!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment