Home » Çerazela Kondi : Mund të të dua,deri në vdekje

Çerazela Kondi : Mund të të dua,deri në vdekje

nga World Ks

Mundem!

Mund të të dua,deri në vdekje.

Të jesh brënda meje

në çdo mendim,në çdo pjesë

të jetës.

Të qëndroj pranë teje,kur të gjithë

të kenë ikur.

Të luftoj për ty,

deri në rrahjen e fundit të zemrës.

Por mundem dhe të zhdukem.

Pa shjegime,pa shans tjetër.

Pa parë mbrapa,të mbyll një derë

pa e hapur më asnjëherë.

Dhe atëherë,sado që të të dua

nuk do më shohësh më kurrë.

Ai mund të jetë vendimi im

që nuk do ta presësh.

Sepse kur dashuroj,dashuroj

me gjith shpirt.

Por kur të kuptoj që prezenca ime

nuk ka më vënd në jetën tënde…

Mund të bëhem mungesë.

Nuk frikësohem,të humbas njerëz.

Frikësohem vetëm nga ai çast

që do ndaloj të ndjej nevojën,

të të kem pranë meje.

Dhe më beso,kur të arrij aty

nuk do të ekzistojnë më kthim!!

Çerazela Kondi,

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment