Home » Kryetari i Komunës, Valon Prebreza, priti në takim Kryetarin e Komunës së Obiliqit, Halil Thaqi, së bashku me stafin e tij.

Kryetari i Komunës, Valon Prebreza, priti në takim Kryetarin e Komunës së Obiliqit, Halil Thaqi, së bashku me stafin e tij.

nga World Ks

Gjatë këtij takimi u diskutua për investimet dhe projektet e përbashkëta ndërmjet dy komunave, me fokus në përmirësimin e shërbimeve dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët e të dy komunave. Po ashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit institucional dhe koordinimit të vazhdueshëm në realizimin e iniciativave që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin lokal dhe mirëqenien e qytetarëve.

Të dy kryetarët shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, duke vlerësuar rëndësinë e partneritetit dhe komunikimit të vazhdueshëm ndërmjet komunave.

Me këtë rast, Kryetari Valon Prebreza i dhuroi Kryetarit Halil Thaqi një dhuratë simbolike nga Këndi i Kurajos, ndërsa edhe Kryetari i Obiliqit i ndau një dhuratë Kryetarit të Fushë Kosovës, si shenjë respekti, mirënjohjeje dhe bashkëpunimi të ndërsjellë ndërmjet dy komunave.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment