Home » Cerazela Kondi : Drita e shpirtit!

Cerazela Kondi : Drita e shpirtit!

nga World Ks

Është një dritë,që nuk djeg

por ngroh thellë.

Nuk duket në errësirën e botës

por të tregon drejtimin e jetës.

Lind në heshtje.

Në lot që u bënë forcë

në ëndrra,që nuk guxuan të shuhen

dhe kur ulërinte nata.

Është drita e shpirtit.

Një shkëndijë shprese në zemër

që sado ta përkuli koha

ajo këmbëngul të mos humbi shkëlqimin.

Dhe nëse dikur,gjithçka shuhet

mos ju trëmb errësirës.

Brënda teje,të pret diçka e vyer.

Ajo dritë që mësove të jesh!!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment