31
Vdekja nuk më trëmb!
Më trëmb ai çast i heshtur
që pakuptur,mund të vijë.
Nëpërmjet një ëndrre
dhe një frymë.
Jo nuk dua të iki.
Sepse kam akoma fjalë
që nuk thashë,
njerëz që më mungojnë.
Përqafime që nuk mbajta mjaftueshëm,sy që nuk pashë
ashtu siç doja.
Mall që ngadalë po më venit.
Disi kështu,çdo agim i ri
bëhet përkujtim,që jeta nuk është
kurrë e sigurt.
Dhe që çdo ditë,mund të jetë e fundit,pakthim.
Të jetoni çdo çast.
Të dashuroni pa frikë.
Të falni pa egoizëm.
Të qëndroni aty,ku zemra juaj rreh
plot dëshirë.
Nëse dielli lind përsëri
dhe hap sytë,si dhuratë
do të jetoj,një ditë tjetër.
Si një përjetësi e vogël
që mu fal për herë të dytë.
Çerazela Kondi,30 Qershor,2026,Athinë!!
