Home » Çerazela Kondi : Koha !

Çerazela Kondi : Koha !

nga World Ks

Koha!

Sa pakuptim është ajo shprehje

për kohën.

Që duke kaluar,shëron plagët

dëshpërimin harron.

Koha nuk shëron,thjesht kalon

dhe nëpërmjet kalimit të saj

ka një aftësi të çuditshme

që të befason.

Ekspozon,zhvesh,zbulon,

dhe ndoshta,është gënjeshtra

më e madhe,që i themi vetes

të ngushëllohemi për pak.

Disa gjëra,nuk do shërohen kurrë.

I pranon,i mbart mbi supe.

Sepse koha,nuk shëron plagë.

Por dikur të mëson.

Të mos e lejosh,të vendosi

për jetën tënde.

Vazhdo pandaluar rrugën

sado e vështirë të jetë.

Mos prit kohën ta bëjë për ty.

Ajo thjesht kalon!!

Çerazela Kondi,4 Tetor

2026,Athinë!!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment