Home » Çerazela Kondi : Një qiell më i madh!

Çerazela Kondi : Një qiell më i madh!

nga World Ks

Një qiell më i madh!

Na mësuan të masin gjithçka.

Çaste,gabime,largësitë,

mundësitë.

Por ty,nuk mund të të mas.

Kur të shikoj,ndjej që bota

bëhet më e vogël.

Hartat!

Rrugët!

Qytetet!

Distanca,humb vlerën.

Më fale një”për herë të parë”

që nuk ishte thjesht një çast

por një fillim i ri i jetës.

Një qiell u hap për mua.

Një vënd ku frikrat heshtin.

Dhe gjoksi më në fund u lehtësua,

merr frymë lirshëmëm

Në më kërkojnë tju them…

Ç’rëndësi ke për mua;

Nuk do tu flisja për dashurinë.

Do të flisja,për dritën që gjen rrugë

në mes errësirës.

Për qetësinë që mbizotëron

pas shtrëngatës.

Nuk u bëre thjesht pjesë e jetës

time.

U bëre shkak ku zemra ime

fitoi një qiell më të madh.

Ditët nuk janë më të rëndomta

por një lumturi,thellë në shpirt!!

Çerazela Kondi,27 Qershor,2026,Athinë!!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment