Home » Fragment: ANTITEZA SI FORMULË E DREJTPËRDREJT

Fragment: ANTITEZA SI FORMULË E DREJTPËRDREJT

nga World Ks

Nuk është e rastësishme pse poeti Biser Mehmeti i ka dhënë një poezie titullin “Antitezë”. Në këtë poezi, dy gjendje njerëzore vendosen drejtpërdrejt përballë: njerëz të vdekur që ecin mbi dhe dhe njerëz të gjallë që kalben nën dhe.

ANTITEZË

Sa shumë njerëz të vdekur

Ecin mbi dhé

Sa shumë njerëz të gjallë

Kalben nën dhé

Faqe 180.

Këtu figurë stilistike bëhet vetë poezia, por njëkohësisht, kjo poezi për mua u bë një lloj çelësi për ta zbërthyer poezinë e tërë librit, parë nga këndvështrimi i figurës stilistike “antitezës”, e cila më jep mundësi të pafundme për të formuluar realitete në këto poezi që nuk janë gjithmonë ato që duken, sepse të gjallët mund të jenë shpirtërisht të vdekur, ndërsa të vdekurit mund të vazhdojë të jetojë në kujtesë… (nga një shkrim më i gjatë).

Gërdoc, 03 tetor 2026

Shefqet DIBRANI

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment