Home » Zyrafete Manaj : Albana Bytyqi, unë të njoh me rrënjë e me dhëmballë: e di nga rrjedh dhe e di si ke arritur deri në parlament.

Zyrafete Manaj : Albana Bytyqi, unë të njoh me rrënjë e me dhëmballë: e di nga rrjedh dhe e di si ke arritur deri në parlament.

nga World Ks

Albana Bytyqi, unë të njoh me rrënjë e me dhëmballë: e di nga rrjedh dhe e di si ke arritur deri në parlament.

Suhareka nuk e meriton që ti ta përfaqësosh. Madje, sipas meje, nuk e meriton të përfaqësosh as njerëzit e lagjes dhe të mahallës prej nga rrjedh.

Kur mua më burgosi Jugosllavia e atyre viteve, shumë prej jush nuk guxonit të më afroheshit; jo për të më folur, por as për të më tejkaluar në rrugën e përbashkët që kishim.

Ti ke rënë nga pragu i derës së oborrit tim sa herë ke shkuar në shkollë dhe sa herë je kthyer prej saj. Ndërkohë, disa nga të parët tuaj më futën në taborin e “vajzave të pandershme”, vetëm pse u burgosa për atë që besoja dhe kërkoja: lirinë e atdheut.

Sot ti ke zënë një karrige në Parlament. Por ajo karrige, për mua, është e rrethuar me shumë pikëpyetje – shumë dyshime, shumë dyshime, shumë dyshime.

Ndoshta pikërisht kjo ju frikëson: se një ditë të gjitha të palarat mund të dalin në shesh. Për këtë ngrini pluhur, për këtë bëni zhurmë dhe për këtë reagoni në këtë mënyrë.

Koha do t’i ndajë fjalët nga veprat dhe të vërtetën nga zhurma.

Turp ju qoftë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment