Sot mirëprita delegacionin e “Atlantic Council 2026 Balkans Forward Fellows”, me të cilët bashkëbiseduam për partneritetin që po thellohet në ekonomi, siguri dhe mbrojtje.
Gjatë mandatit të kaluar, kemi investuar afër gjysëm miliard euro vetëm në sisteme të armatimit, duke arritur një nivel të paprecedentë të partneritetit në fushën e mbrojtjes. Pjesa kryesore e prokurimeve është realizuar përmes programeve Foreign Military Sales (FMS) dhe Direct Commercial Sales (DCS).
Qeveria dhe Kuvendi kanë miratuar gjithashtu dislokimin e një kontingjenti të FSK-së si pjesë e forcës ndërkombëtare të stabilizimit në Gaza.
Në takim po ashtu ngrita edhe çështjen e zbulimit të varrezave masive në Zubin Potok dhe përsëri u bëra thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ushtrojnë presion më të madh ndaj Serbisë për deklasifikimin e dosjeve ushtarake të arkivuara dhe ofrimin e informacioneve lidhur me këto varreza.
