Home » Komuna e Obiliqit shënoi për herë të parë Ditët Evropiane të Trashëgimisë

Komuna e Obiliqit shënoi për herë të parë Ditët Evropiane të Trashëgimisë

nga World Ks

Komuna e Obiliqit, përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, ka shënuar sot për herë të parë Ditët Evropiane të Trashëgimisë, me një aktivitet të organizuar në Shtëpinë e Kulturës në Milloshevë.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, i cili iu bashkua nxënësve dhe pjesëmarrësve në aktivitetet e zhvilluara me këtë rast.

Në kuadër të programit, nxënësit morën pjesë në punëtorinë me qeramikë, ku patën mundësi të shprehin kreativitetin e tyre përmes punimeve të ndryshme. Po ashtu, u prezantua ekspozita e vlerave të trashëgimisë evropiane, përmes fotografive dhe materialeve që pasqyrojnë historinë, kulturën dhe traditat.

Aktiviteti synoi të afrojë veçanërisht të rinjtë me vlerat e trashëgimisë kulturore dhe të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e ruajtjes, promovimit dhe përcjelljes së saj te brezat e ardhshëm.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment