Home » Kryeministri Albin Kurti priti shefin e zyres së Bashkimit Evropjan Dirk Schuebel

Kryeministri Albin Kurti priti shefin e zyres së Bashkimit Evropjan Dirk Schuebel

nga World Ks

Në nisjen e detyrës së re si Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian, prita sot në Zyrën e Kryeministrit ambasadorin Dirk Schuebel, të cilit i urova mirëseardhje në vendin tonë dhe i ofrova bashkëpunim të ngushtë. E falënderova për urimin për mandatin dhe Qeverinë e re.

Republika e Kosovës është e përcaktuar dhe është duke punuar me përkushtim për anëtarësim në Bashkimin Evropian, nëpërmjet një procesi të bazuar në merita. Jemi plotësisht të linjëzuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si dhe ndajmë të njëjtin vizion dhe vlera demokratike.

Krahas zhvillimit të vazhdueshëm e të qëndrueshëm ekonomik dhe investimeve në rritje, sikurse edhe përmirësimit të mirëqenies, forcimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit, po angazhohemi me gjithë çfarë dimë e mundemi në rrugën e integrimit, por stabiliteti institucional është tejet i rëndësishëm në funksion të Agjendës së Reformave, të cilat janë të natyrës ligjore dhe kërkojnë Kuvend funksional.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment