Home » Albin Kurti : sot prita në takim ambasadoren e re të Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, të cilës i urova mirëseardhje dhe sukses në detyrën e saj

Albin Kurti : sot prita në takim ambasadoren e re të Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, të cilës i urova mirëseardhje dhe sukses në detyrën e saj

nga World Ks

duke qenë i bindur se gjatë mandatit të saj marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, që është ndër shtetet e para që ka njohur pavarësinë e shtetit tonë, do të thellohen edhe më tej.

Miqësia me Zvicrën është e hershme dhe përveç që u bë strehë e shqiptarëve të përndjekur dhe ndër vite, ka qenë edhe një partner i rëndësishëm i Kosovës në zhvillim, ekonomi dhe siguri. Rreth 200 mijë bashkatdhetarë tanë jetojnë në Zvicër dhe janë të integruar në shoqërinë zvicerane dhe të lidhur fort me Kosovën, e që vazhdojnë të jenë ura më e fuqishme mes dy vendeve tona. Bashkatdhetarët tanë nuk janë vetëm dërgues të remitencave, por edhe investitorë, sipërmarrës dhe krijues të vendeve të punës.

Më 1 tetor të këtij viti, hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me Zvicrën dhe Lihtenshtajnin, e nënshkruar në Davos më 22 janar 2025. Ne duam që kjo marrëveshje të bëhet shpejt funksionale dhe e prekshme, për më shumë mundësi për tregti, eksporte dhe investime. Brezovica, Rugova dhe turizmi, industria e filmit dhe fusha të tjera ofrojnë mundësi të reja për bashkëpunim ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment