Home » Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport znj. Ilire Kelmendi Shema realizoi një takim me z. Imer Hakaj

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport znj. Ilire Kelmendi Shema realizoi një takim me z. Imer Hakaj

nga World Ks

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport znj. Ilire Kelmendi Shema realizoi një takim me z. Imer Hakaj, drejtor i Agjencionit për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale. Në këtë takim u diskutua për rëndësinë e ruajtjes dhe mirëmbajtjes së monumenteve dhe komplekseve memoriale në Komunën e Obiliqit, si dëshmi të historisë, sakrificës dhe krenarisë sonë kombëtare.

Po ashtu, u theksua roli i dëshmorëve dhe martirëve të kombit, të cilët me veprën dhe sakrificën e tyre lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë. Ruajtja e këtyre komplekseve memoriale mbetet obligim institucional dhe moral, në mënyrë që brezat e rinj të njohin dhe të kujtojnë gjithmonë rrugën e lavdishme të lirisë.

Zyra për Informim, Obiliq.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment