Tregim!!
Tavolina ishte e shtruar për katër.
Ana vendosi,katër pjata,katër gota dhe katër pirunë.
Burri i saj,e shikonte nga dera e guzhinës.
“Përsëri katër;- E pyeti ngadalë.
Por ajo nuk u përgjigj.
Bëri sallatën,nxorri bukën nga fura
dhe vuri mbi tavolinë gatimin e preferuar të djalit të saj.
Arbeni ishte 20 vjeç.
ISHTE!
Një natë me shi duke u kthyer nga puna,një shofer i dehur,kaloi me të kuqe.
Gjithçka,mbaroi brënda pak minutash.
Kaluan dy vite!
Babai i tij,u kthye në punë.
Vajza e tyre e vogël,kish filluar të qeshte përsëri.
Por Ana siç do darkë,vendoste katër pjata në tavolinë.
Askush nuk i thoshte asgjë.
Derisa një mbazdite,dikush trokiti në derë.
Një djalë i ri,qëndronte aty.
– Më falni nëse ju shqetësoj…jeni
zonja Ana;
-Po!
– Nuk më njihni,më quajnë Ilirjan.
Në duar mbante një zarf.
– Djali juaj,ishte dhurues organesh.
Ana ndjeu këmbët e saj të dridheshin.
– Unë…jetoj sot sepse morra zemrën e tij.
HESHTJE!
Djali vazhdoi duke pëshpëritur.
– Dy vjet doja të vija por nuk kisha kurajo.
Ana,nuk tha asnjë fjalë,thjesht ju afrua sa më pranë tij.
Vuri kokën në gjoks dhe dëgjonte.
Rrahje!
Rrahje!
Rrahje!
-Ai është pëshpëriti.
Bashkë me Anën,qante dhe Ilirjani.
-Zemra është e juaja,unë vetem kujdesem për të.
Atë darkë,për herë të parë pas dy vitesh,vendosi në tavolinë tre pjata.
Tavolina e boshatisur,ndaloi tu kujtonte humbjen.
U bë një vërtetim,që nganjëherë
dashuria,gjen mënyrë të vazhdojë të jetojë,akoma dhe kur një njeri nuk
është më këtu!!
Çerazela Kondi,21 Korrik
2026,Athinë!!
