11

METAFORË PËR DYRRAHUN
Jeta ka origjinën në det,
Edhe trupi është i ujshëm
prandaj pa ujë nuk jetohet,
por nuk jetohet as pa detin
këtë të gjithë e dinë.
Deti pa brigjet është sheshtinë
Lufta e tij me shkëmbinjtë është insistim
fitorja është e atij që ka durim.
Janë thënë përralla për krijimin e detit
po ashtu për tokën dhe tërë planetin
asgjë nga shkenca nuk është vërtetuar
mësa metafora e poetit kur ka idilizuar.
Deti dhe Dyrrahu nuk janë metaforë
ata kështu bashkëjetojnë
që prej se është krijuar kjo botë.
Nga cikli: POEZI PËR DETIN (22)
Dyrrah, 13 gusht 2024.
Shefqet Dibrani

