12
Sot nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Caritasin Zviceran (CACH) në kuadër të projektit “Fuqizimi i të Rinjve në Energjinë e Gjelbër (YEGE)”.
Përmes kësaj marrëveshjeje, shkollat e mesme në Komunën e Obiliqit do të përfshihen në aktivitete që synojnë fuqizimin e të rinjve, zhvillimin e klubeve të gjelbra, ngritjen e kapaciteteve në fushën e energjisë së gjelbër, mbështetjen e projekteve mjedisore dhe promovimin e praktikave të qëndrueshme.
Falënderojmë Caritasin Zviceran për partneritetin dhe besimin, me bindjen se ky bashkëpunim do të sjellë përfitime konkrete për nxënësit, shkollat dhe komunitetin tonë!
Komuna e Obiliqit- Faqja Zyrtare
