Home » ÇERAZELA KONDI:FOTOGRAFIA E GABUAR!

ÇERAZELA KONDI:FOTOGRAFIA E GABUAR!

nga World Ks

Tregim!

Alma nuk e kontrollonte kurrë telefonin e burrit të saj.

Dymbëdhjetë vite martesë,kishin ndërtuar një lidhje që mbështetej tek besimi.

Një mbrëmje ndërsa ai bënte banjë,

rra telefoni.

Në ekran u shfaq një fotografi.

Një grua buzëqeshte,dhe kish veshur këmishën e tij.

Poshtë fotografisë qenë shkruar vetëm dy fjalë…”Më mungon.”

Alma nuk qau,nuk bërtiti.

Nuk e priti mbrapa derës të banjës.

Mbylli e qetë telefonin dhe vazhdoi të shtronte tavolinën.

Atë mbrëmje hëngrën bashkë.

Folën për llogaritë,për punën,për shkollën e vajzës.

Ai qeshte!

Ajo buzëqeshte!

Askush nuk kuptoi që martesa e tyre,sapo morri fund.

Kaluan 15 ditë dhe Alma nuk tha asnjë fjalë,bëri disa kopje të gjendjes ekonomike të shtëpisë.

Hapi llogarinë e saj!

Gjeti shtëpi!

Foli me avokatin!

La takim me psikologun për vajzën e tyre.

Mbrëmjen e fundit shtroi tavolinën,si çdo të premte,me gatimin e preferuar.

Ndezi një qiri dhe dy gota verë.

Kur mbaruan darkën,i dha një zarf.

“Çarë është kjo;” e pyeti.

“Hape të lutem”

“Brënda janë letrat e divorcit dhe midis tyre,fotografia e gabuar.”

Fytyra e tij,u boshatis.

“Alma…nuk mundem të ta shpjegoj…”

Për herë të parë e ndërpreu.

“E di kush është më e keqja;”

Heshti!

“Nuk është që dashurove tjetrën.”

Sytë e tij u mbushën me frikë.

“Është që çdo mbrëmje kur ktheheshe shtëpi,më puthje në ballë,më pyesje si qe dita ime.

Nuk shkatërroi martesën tonë ajo fotografi dhe as mesazhi.

E shkatërrove çdo ditë ti që më shikoje në sy dhe më thoshe gënjeshtra.”

Ai filloi të qante!

Alma u çua,hoqi unazën dhe e la tek gota e tij.

“Tradhëtia,nuk vret gjithmonë dashurinë.”

Eci drejt derës!

“Vret besimin,dhe pa besim dashuria nuk ka vënd të jetojë”

Pas pak,dera u mbyll!

Për herë të parë,pas dymbëdhjetë vitesh martesë,ndjeu peshën e dhimbjes.

Por nuk ishte më një zinxhir.

Ishte gjëja e fundit që la mbrapa!!

Çerazela Kondi,4 Shtator,

2026,Athinë!!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment