Disa netë,nuk kanë nevojë
për shpjegime.
Kanë nevojë për një vënd të qetë
që ç’të rëndon,aty ta lësh.
Fantazo që ecën zbathur në rërë.
Mbrëmja është e qetë.
Dhe deti përballë,mer frymë thellë
si të kuptojë,lodhjen tënde.
Nuk ke asgjë me vete.
As probleme,as detyrime,
as”duhet.”
Vetëm vetveten.
Hëna ndriçon monopatin tënd
dhe një erë e freskët,ngatëron
flokun që z’bindet.
Çdo hap,lë mbrapa kujtimet.
Derisa të arrish aty,ku dielli me detin
bashkohen.
Dhe atëherë,një zë i lehtë që ngjan
të vijë nga zemra,të pëshpërit.
“Mos u mundo,të zgjidhësh
problemet sonte.
Leri këtu,dhe i mbledh një nga një
ditë tjetër.
Sonte,vetëm merr frymë.
Qëndron në rërë,dhe shikon detin.
Dhe për herë të parë,pas shumë kohe
nuk mendon,ç’do ndodhi nesër,
as çndodhi dje.
Ndoshta çlodhja e shpirtit
nuk ndodhet në një vënd të largët.
Ndoshta ndodhet në ato momente
kur vetes i themi të ndalojë.
Të mbushim shpirtin me oksigjen
dhe të na kujtojë,që nuk është nevoja
të jesh i fortë çdo ditë.
Atëhere sonte,leri mendimet.
Le të udhëtojnë me dallgët e detit.
Dhe ti;
Ti vetëm çlodhu.
Mbylli sytë,dhe diçka të bukur ëndërroje.
Çerazela Kondi,30 Gusht,
2026,Athinë!!
