Home » Çerazela Kondi : Kush të do qëndron!

Çerazela Kondi : Kush të do qëndron!

nga World Ks

Thonë që kush të do kthehet.

Por jo!

Kush pendohet kthehet.

Ai që ka frikë vetminë,kthehet.

Kush nuk gjen atë që kërkoi

mund të kthehet.

Kush të do vërtet,qëndron.

në ditë të mira dhe të këqija.

Në heshtjet,në mosmarrëveshjet

në furtunat e jetës.

Nuk ikën të tregojë vlerën e tij

por dobësi karakteri.

Dashuria,nuk është lodër largësie.

Dhe as provë durimi.

Kush ikën,ndoshta kuptoi

çfarë humbi.

Ndoshta jeta i tregon vlerën

e asaj që kishte,por nuk e vlerësoi.

Kush të do vërtet,qëndron.

Të luftojë,të flasi,të falë, të mundohet.

Vërtetimi më i madh i dashurisë

nuk është” u ktheva”

por që”nuk ika kurrë”

asnjë çast,larg teje!!

Çerazela Kondi,27 Gusht,

2026,Athinë!!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment