Home » Çerazela Kondi : Nuk kërkoj shumë!

Çerazela Kondi : Nuk kërkoj shumë!

nga World Ks

Nuk kërkoj shumë!

Më shty përpara zot.

Më jep forcë,durim,kurajo

jetën ta përballoj.

Më lërë,ndryshe ta ëndërroj.

Ta ëndërroj netëve,kur më shumë

se fjalët,heshtja peshon

Ta ëndërroj,kur të gjithë flenë

dhe unë zgjuar qëndroj.

Me ty flas,me sytë e lodhur

me fytyrën të verdhë dhe zemrën të copëtuar.

Me shumë pyetje

që më torturojn.

Di mirë,çdo plagë timen.

Di mirë,sa herë buzëqeshja,

dhimbjen mirë ta fshihja.

Me një maskë në fytyrë ti mbuloja.

Sa herë kur kam thënë” Jam mirë”

dhe brënda vetes shëmbesha.

E di mirë sa luftova,në këmbë

të qëndroja.

Dhe ja ku jam përsëri!

Me një zemër,që edhe pse e thyer

çuditërisht,ndjen akoma.

Nuk kërkoj shumë zot.

Nuk kërkoj një jetë perfekte.

Kërkoj të mos vuaj më!

Kërkoj qetësi!

Paqe!

Një dashuri,që të mos dhëmbi!

Të mbështetem në këmbët e mija.

Të eci,pa u mbajtur diku,edhe pse

nuk mundem.

Më ndihmo zot,mos më lërë

të dorëzohem.

Dhe mu përgjigj të lutem

kaq dhimbje,i meritoja?

Çerazela Kondi,12 Gusht,

2026,Athinë!!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment