18
Por ti buzëqesh!
Do të thonë,që je e bukur
apo e shëmtuar.
E gëzuar,apo e dëshpëruar.
Pa mënt,apo e zgjuar.
Dhe çfarë nuk do të thonë.
Çdo njëri,do të ketë
mendimin e tij për ty.
Do të të gjykojnë,pa të njohur.
Do të dënojnë pa të dëgjuar.
Por ti buzëqesh.
Thjesht,sepse nuk është nevoja
të shpjegosh vlerat e tua.
Nuk mundet askush të njohi
vërtet shpirtin tënd.
Nuk kanë ecur në monopatet e tua.
Nuk ka ndjerë,heshtjen tënde.
Nuk ka qarë,me lotët e tua.
Nuk ka gjakosur buzët nga dhimbjet.
Mos u mundo të shpjegosh kush je
E di mirë ti kush je,dhe kjo
është e mjaftueshme!!
Çerazela Kondi
