Home » Çerazela Kondi : Treni i jetës!

Çerazela Kondi : Treni i jetës!

nga World Ks

Treni i jetës!

Misterioz treni i jetës.

Disa i çon në destininacionin

e tyre dhe disa i mban

udhëtarë të përjetshëm.

Të ndryshojnë stacione.

Të përshëndesin njerëz.

Të lënë mbrapa,copa nga shpirti.

Të fshehin lotët e lamtumirës heshtur.

Dhe vazhdojnë,pa ditur

ku do ti nxjerri rruga tjetër.

Udhëtarët e përjetshëm kanë

dhe diçka të dhimbshme.

Mbartin,histori,plagë ëndrra

dashuri,që nuk arritën kurrë

në destininacionin e tyre.

Mbyllur mirë në një valixhe.

Ndoshta mësimi më i madh,

nuk është të arrijmë diku

por të mësojmë ta duam rrugëtimin

sado të dhëmbi.

Sepse udhëtimi më i vështirë

nuk është ai që nuk ka destininacion

por ai që zemra kërkon diku

të çlodhet,kokën të mbështesi.

Por jeta,ka planet e saj.

Fërshëllen përsëri,gati për udhëtim

tjetër!!

Çerazela Kondi,24 Tetor,

2026,Athinë!!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment