Home » Marigona Zekaj : Një ditë do të flasë

Marigona Zekaj : Një ditë do të flasë

nga World Ks

Një ditë do të flasë

Një ditë do të flasë për dhimbjet,

për fjalët që kurrë s’i thashë,

për ato ditë me erë e shi,

për lotët që brenda i mbajta e s’i lashë.

Do të flasë për forcën që pata,

për plagët që mbulova në heshtje,

për rrugët e gjata, të vështira,

ku ecja me dhimbje e buzëqeshje.

Do të flasë, por pa zë,

se zëri im u tret në vetmi,

unë do të hesht, siç heshta gjithmonë,

e për mua do të flasë kjo poezi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment