Home » Çerazela Kondi : Dashuria me sytë e mi!

Çerazela Kondi : Dashuria me sytë e mi!

nga World Ks

Dashuria me sytë e mi!

Dashuri është,të më buzëqeshësh

dhe të zbosh sa më larg errësirën.

Dhe në vënd të saj,të vendosësh

një diell që ndriçon.

Dashuria është,të më mbash dorën

dhe të më japësh forcë nga forca jote.

Në shpirt,të mos kem dëshpërim

as më, një fytyrë melankolike.

Siguria,që do të jesh pranë meje,

çfarëdo që të më ndodhi.

Dhe nëse bie,ti mbështetje

përsëri të çohem.

Dashuria është,një det lumturie

që kuptoj kur përballem me sytë e tu.

Port,ku çlodhem nga dhimbjet

dhe nga vuajtjet.

Dora jote,që përkëdhel plagët

dhe ato shërohen.

Dashuria janë veshët që gjithmonë

janë gati të të dëgjojnë.

Janë buzët,që të këshillojnë

sepse duan të mirën time.

Dashuria pa egoizëm

që mes nesh ekziston.

Kjo është dashuria në sytë e mi.

Dhe unë?

Me fat që të njoha.

Pranë në udhëtimin e jetës,gjithmonë!!

Çerazela Kondi,8 Nëntor,

2026,Athinë!!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment