Kurrë nuk më braktisa!
Jo sepse jeta ishte e sjellshme
me mua,por sepse mësova
që forca e vërtetë,nuk është
të mos biesh,por të ngrihesh përsëri.
Ka ditë që dua të mbyll sytë,
të iki nga gjithçka dhe të gjithë.
Por nuk vrapoj larg.
Mbledh mendimet e mija.
Kujtoj,kush jam.
Në sa stuhi kalova.
Mbaj mënt,çdo pengesë
që më ndryshoi si njeri.
Çdo shpresë,më të kujdesshëme.
Çdo humbje,të vlerësoj veten time.
Nuk më braktis akoma.
Akoma dhe kur këmbët më dridhen.
Nuk i braktis ëndrrat,dhe pse e di
rruga e jetës time,është e vështirë.
Çdo kapitull i saj,ndoshta më përgatit,për diçka të mirë.
E di,një ditë do të shikoj mbrapa
dhe do të them..
Ja vlejtën kaq mundime,kaq forcë
lufta për të fituar jetën;
Nëse sot,jam e lodhur
qëndroj pak,fshij lotët
mbledh kurajon,çohem
dhe vazhdoj rrugën time nga fillimi.
Çerazela Kondi,17 Maj,2026,Athinë!!
