15
Dashuria dhe kimia!
Dashuria nuk njeh drejtshkrim
as gjeografi.
Nuk i intereson të shkruajë
saktë fjalët,dhe as shumë mendim.
As nëse rrugët e tyre, gjënden
në harta të ndryshme.
Dashuria,nuk matet me ligje.
Nuk nxë në kufinj.
Por di nga kimia!
Ajo lidhje e pashpjegueshme
e dy njerëzve.
Një shikim që bëhet reagim.
Një frymëmarje që djeg si flakë.
Dy zemra që rrahin
në të njëjtin ritëm.
Dhe kur kimia lind,atëherë
fillon të shkruhet historia
Historia me prekje!
Me çaste!
Me heshtje!
Një histori që ska nevojë
për gërma të përsosura.
Dashuria kërkon sinqeritet
vërtetësi.
Kur dy shpirtra takohen
në momentin e duhur
akoma dhe fjala më e thjeshtë
” bashkë”…
Mund të shkruajnë një histori
që nuk është shkruar kurrë!!
Çerazela Kondi,2 Prill,2026,Athinë!!
