Depresioni,sëmundja e kohës
që e vuajnë me miliona njerëz.
Injoranca,gjykimi,dhe përfundimi…?
Tragjik!!
——————–
Përshëndetje,jam kriza e panikut.
Vij e paftuar,e di.
Futem në jetën tënde papritur
kur ti mendon që gjithçka
e ke të kontrolluar.
Dhe atëherë,të sundoj.
Frymëmarja jote,bëhet e vështirë.
Zemra jote rreh me forcë.
Bota bëhet e vogël,kudo errësirë.
Nuk jam këtu të të dënoj.
Nuk jam çmenduri,dhe as dobësi.
Jam trupi yt,që mundohet
të të flasi.
Një klithmë brënda teje
që bërtet.
Diku u frikësove…
Diku u lodhe…
Diku humbe lidhjen me vetveten.
Ngjaj me rrezik,por jam mesazh.
Një sirenë,që godet,të të zgjojë
të të sjellë mbrapa në të sotmen.
Në më dëgjon,do mësosh
diçka të vyer.
Mëndja dhe trupi,janë një.
Kur njëri dhëmb,tjeri mundohet
ta shpëtojë.
Mund të më kesh frikë.
Por unë ekzistoj që të të sjellë
pranë vetes tënde.
Të të kujtoj,të marrësh frymë.
Të ndalosh…
Të ndjesh…
Dhe kur të më shohësh pa frikë
atëherë,do të filloj të humb
forcën time.
Sepse frika ime,me frikën tënde
ushqehet.
Kur ti do ndalosh të më luftosh
unë do ndaloj të ekzistoj.
Erdha të të shpëtoj!
Erdha të të ndihmoj!!
Çerazela Kondi,11 Maj,2026,Athinë!
