51
Të jesh grua!
Është e lehtë,të veshësh
një fustan provokues,
të qëndrosh mbi taka të larta,
të ” veshësh” një buzëqeshje,
të bësh makjazh,që të ngjash grua
Por që të jesh grua,është diçka
Më e thellë.
Është forca të durosh,
kur gjithçka rreth teje shëmbet.
Është mirësia,që mban në zemër.
Dashuria që jep,pa kërkuar
shkëmbim.
Gruaja,është shpirt që kujdeset,
për gjithçka.
Sytë që të kuptojnë pashpjeguar.
Zemra që fal dhe vazhdon
të të dojë.
Nuk janë rrobat,që të bëjnë grua..
Dhe as këpucët e larta
që të zgjasin më lart.
Është drita që mban në shpirt.
Është dinjitet!
Është forcë!
Ndjenjat e tua!
Sepse grua,nuk lind thjesht.
Grua je,me gjithë bukurinë,
me magjinë dhe përgjegjësinë
që fsheh ajo fjalë.
Nuk është e lehtë,të jesh grua!!
Çerazela Kondi,9 Prill,2026,Athinë
