Home » Çerazela Kondi : Mrekullia ime; Ti!!

Çerazela Kondi : Mrekullia ime; Ti!!

nga World Ks

Mrekullia ime; Ti!!

Që atëherë kur hyre në jetën time

gjithçka,ka marrë tjetër ngjyrë.

Si lulet e Majit,të bukura

dhe erë të mirë.

Bota papritur,morri kuptim.

Në sytë e tua,gjeta një qetësi

pa shpjegim.

Në fjalët e tua,forcë të vazhdoj

rrugën time të vështirë.

Me një valixhen në dorë,

përqafimi yt shtëpi,një ndjenjë

që të mbështjell me ngrohtësi.

Fati na solli pranë.

Gjithçka ngjan magji.

Është ajo prezencë,që bën gjithçka

të lehtë.

Ajo siguri,që të bën çdo ditë

ta përballosh ditën me buzëqeshje

Dashuria nuk është thjesht

një ndjenjë,është një zgjedhje,

dhe nëse njëqind jetë të kisha

do të të zgjidhja ty,

përsëri e përsëri.

Humba në sytë e tu,dhe kjo

më mjafton.

Kush do tja dijë për hënën

kur në shikimin tënd,ka dy hëna

plot shkëlqim.

Kush do tja dijë për agimin

kur ti je diell dhe dritë.

Kush do tja dijë për dimrin

kur ti sjell Pranverë,në shpirtin tim.

Je një nga gjërat më të bukura

që po më ndodh.

Dhe nuk ndaloj kurrë të falenderoj jetën,që të solli tek unë.

Mrekullia ime; Ti!!

.

Çerazela Kondi,7 Maj,2026,Athinë!!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment