Kur mardhëniet e njerëzve
varen nga interesi.
Tregim!
Një grua e moshuar,fitoi llotarinë.
10 milionë evro.
E mbushur plot gëzim,çoi telefonin të lajmëronte vajzat e saj,kish tre.
Por për një moment,u ngurua.
Në interesoheshin për lekët se sa për nënën e tyre;- pyeti veten.
Vendosi 2 milion lek në një çantë udhëtimi,veshi rrobat më të vjetra që kish dhe vendosi ti vizitonte
pa i lajmëruar.
Në fillim arriti në apartamentin e vajzës së madhe.
Vajza e pa nga vrima e çelësit dhe i pëshpëriti burrit të saj…
– Është nëna ime,e sigurt që diçka do,thuaji që nuk jam në shtëpi.
U fsheh në dhomën e gjumit,kurse burri i saj,hapi pak portën dhe i tha
– Vajza juaj,nuk ndodhet në shtëpi.
Me zemër të rënduar,nëna iku.
Më vonë arriti tek shtëpia e vajzës më të vogël.
– Nënë,nuk më morre në telefon më parë,i tha ajo me një buzëqeshje të gënjeshtërt.
– Nuk ndjehem mirë- u përgjigj nëna,mund të rri pak ditë tek ty;
Vajza mbeti e hutuar.
– Nuk besoj që i dashuri im të pranojë dhe sidomos e veshur me këto rroba.
Në vënd që ta pranonte i dha një shumë të vogël lekësh.
Nëna,tundi kokën e dëshpëruar dhe u largua me lotë në sy.
Më në fund,shkoi tek vajza që kish një furrë buke.
Vajza doli me vrap,e përqafoi fort dhe i tha me sytë të mbushur me lot.
– Mama erdhe; – Të lutem rri me mua përgjithmonë,mos rri më vetëm,të mendoj shpesh herë gjatë ditës.
Nëna hapi çantën.
– Këto 2 milionë,janë të tuat,sepse kurrë nuk më bëre të ndjehem
rëndesë por më hape përqafimin dhe shtëpinë tënde!!
Kush të do pa kushte,
meriton më të mirën
nga ato që kemi!!
Çerazela Kondi,23 Prill,2026,Athinë!!
