17
Vetmia!
Janë netët pa një përqafim.
Fjalë,pa dashuri.
Një hidhërim në zemër,
një ftohtësi në shpirt.
Janë lotët që rrjedhin në jastëk.
Është tingulli i heshtur
që flet pa pushim.
Një ankesë në mendim.
Një pritje e lumturisë.
të ndalojë vetmia,të mbetet vetmi.
Të ekzistojë një dorë të të mbajë.
Një përqafim me ngrohtësi.
Udhëtimi drejt lumturisë
kalon më parë nga vetmia.
Dhe zgjat ndryshe tek çdo njeri.
Por është për të gjithë një qëllim.
Lumturia që të gjithë presin
me durim.
Dhe kur e gjejnë,harrojnë gjithçka.
Vetmi dhe dëshpërim!!
E dini çështë vetmia?
Unë e di!!
Çerazela Kondi,17 Tetor,
2026,Athinë!!
