Home » Çerazela Kond : Pak frymë!

Çerazela Kond : Pak frymë!

nga World Ks

Pak frymë!

Dhe vinë ato çaste

kur vetja të pëshpërit.

U lodha,nuk dua asgjë tjetër

vetëm pak frymë.

Dhe atëhere hesht,për pak

mbyll sytë.

Kërkon një çast të ndalojë koha,

diku të lëshoj peshën nga trupi im.

Një pushim i vogël.

Një çast,të kujtoj kush isha.

Të mbledh coprat e shpërndara

të marr thellë frymë.

Ajo frymë që të pastron shpirtin

Nuk dua shumë,as zëra,as këshilla,

vetëm pak qetësi.

Ndoshta një përqafim të ngrohtë

me mirësi.

Dikë, të të kujtojë

që ke duruar shumë herë të tjera

dhe do të durosh përsëri.

Ashtu si vetëm ti di.

Dhe disi kështu,ngadalë-ngadalë

kthehet forca.

E qetë dhe e vërtetë.

Të gjen si pishtar,në këmbë përsëri!!

Çerazela Kondi,7 Tetor,

2026,Athinë!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment