Home » Çerazela Kondi : Më mungoje shi!

Çerazela Kondi : Më mungoje shi!

nga World Ks

Ajo gri e qiellit,era e baltës të lagur.

Zhurma ritmike e pikave

që fshikollojnë me forcë xhamin.

Por unë çuditërisht,ndjej qetësi.

E dua shiun,sepse nuk vjen vetëm

të lagi tokën,vjen të shplajë

frikë,plagë,heshtje,rëndesë

që shpirti mbart thellë, pa folur.

Gjithmonë më ka pëlqyer

të ecja në shi.

E lë të rrjedhë në fytyrën time.

Sepse ka pika që lagin dhe pika

që të çlirojnë nga dëshpërimi.

Çastet më të bukura,lindin në furtunë.

Atje ku mëson të qëndrosh në këmbë.

Çdo pikë,një premtim

për një fillim të ri.

Pas furtunës,nuk ndryshon vetëm

qielli.

Ndryshon dhe njeriu që gjeti

forcë,të eci brënda tij.

E dua shiun.

Nuk vjen gjithmonë, të lagi

vetëm gjithësinë!!

Çerazela Kondi,30 Shtator,

2026,Athinë!!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment