Home » Lufta e ashpër mediatike kundër Kryetarit Halil Thaçi nuk e ç’bën dhe nuk mundet me e ulë punën e madhe që ai po e bën për Obiliqin.

Lufta e ashpër mediatike kundër Kryetarit Halil Thaçi nuk e ç’bën dhe nuk mundet me e ulë punën e madhe që ai po e bën për Obiliqin.

nga World Ks

Sipas informatave që kemi, ai është prej të parëve që vjen në Komunë dhe prej të fundit që del, duke punuar për qytetin dhe qytetarët. Por puna e tij për Obiliqin nuk ka filluar sot. Ai ka ndihmuar qytetarët edhe si njeri i thjeshtë, pa pasur asnjë pozitë politike, e më vonë edhe si deputet i Republikës së Kosovës, ku ka qenë zë i qytetarëve të Obiliqit që për vite e vite janë harruar, duke jetuar në këtë pluhur e në këtë tmerr atmosferik.

E një gjë që duhet me u thënë është edhe mënyra se si po sillet me administratën dhe njerëzit që punojnë në Komunë. Sot punëtorët ndihen më të lirë me folë, me dhënë mendimin e tyre dhe me propozuar ide, sepse çdo mendim i secilit ka vlerë në sytë e Kryetarit. Nuk është ajo mendësia “unë jam kryetari e ti je veç punëtor”. Përkundrazi, po mundohet me i dëgjuar njerëzit, me i respektuar dhe me i bërë pjesë të punës.

Kur një administratë ndihet e respektuar dhe e lirë me dhënë mendimin e vet, edhe puna për qytetarin bëhet më e mirë. Kjo është një pjesë e punës që nuk shihet gjithmonë në fotografi e në Facebook, por shihet brenda Komunës dhe te njerëzit që punojnë aty çdo ditë.

Por tash një kohë të gjatë po shohim disa faqe nga Obiliqi, e edhe disa mediume jashtë Obiliqit, duke u munduar me e zhvendosë vëmendjen prej punës së tij, duke u marrë me jetën private dhe me gjëra që shpesh janë të pavërteta.

Politika bëhet me argumente. Nëse keni ku me u kapë për punën e tij, flisni për punën. Nëse keni kritika për Komunën, bëjini publike dhe argumentojini. Por mjaft me shpifje e me sulme personale, sepse ato nuk i bëjnë mirë askujt, e më së paku Obiliqit.

Halil Thaçi nuk ka ardhur këtu duke i shtyrë njerëzit apo duke i detyruar me e mbështetë. Ka ardhur këtu përmes punës dhe meritës së tij, sepse qytetarët e Obiliqit e kanë parë kush ka qenë pranë tyre ndër vite.

E mos ta harrojmë një gjë: Obiliqi nuk është më ai i dikurshmi. Sot ka njerëz që po punojnë, po kërkojnë ndryshim dhe po kërkojnë që qyteti i tyre të mos harrohet më.

Nëse doni me e luftu politikisht Halil Thaçin, luftojeni me punë, me projekte dhe me argumente. Jo me shpifje, jo me familje e jo me jetën private.

Obiliqi ka nevojë për punë, jo për baltë politike

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment