TREGIM!
Sanija,nuk kish fjetur gjith natën.
Shiu qe i vrullshëm dhe i dendur,nuk vonoi shumë të hynte në çatinë e shtëpisë të saj të vjetër dhe ta mbushte me ujë.
Ishte strukur me dy fëmijët e saj të vegjël duke i mbrojtur sa mundej.
Lindi dita e re,shiu kish pushuar,por Sanija ndihej e lodhur dhe shumë e mërzitur.
Për pak,u ngritën dhe fëmijët,me sy të vobektë,me fytyrë të verdhë
dhe me gjysëm zëri,i pëshpëritën…
– Nënë kemi uri!
Sanija mbushi sytë me lot,e dinte që skish asgjë tju jepte.
Kish mbetur e ve shumë e re.
Burri,i vetmi që sillte të ardhura në familje,vdiq nga një aksident në punë.Edhe pse e re,u vesh me të zeza këmbë e kokë,e vetme dhe me dy fëmijë jetimë.
Fshehu fytyrën,që fëmijët të mos shihnin lotët,dhe duke i kapur nga dora të dy,u nis të bënte,të njëjtat veprime që bënte çdo ditë.
Trokiste në dyert e bashkëfshatarëve për ndihmë.
Disa,i mbyllnin derën në fytyrë,disa e shikonin me përbuzje,të paktë ishin ata që i jepnin diçka për fëmijët.
Pa e kuptuar,këmbët e çuan në shtëpinë e një të pasuri.
Ai hapi derën dhe e veja i tha…
– Më falni,jam e ve dhe e sëmurë!
– Kam dhe dy fëmijë jetimë.
– Në mendoni që mundeni,më ndihmoni ju lutem.
I pasuri kërkoi të gjente diçka,por nuk mundi.
– Të më falni,i tha,por nuk mbaj asgjë në shtëpi.
Sanija e falenderoi dhe u nis të ikte,por i pasuri i bërtiti…
– Prit!
Hyri në zyrën e tij,firmosi një çek dhe duke ja dhënë i tha…
– Shko në çdo bankë me këtë çek që të marrësh lekët.
Sanija,ishte pa shkollë,sdinte të lexonte dhe as të kuptonte çfarë ishte çeku.
Duke marrë mendoi…
-Më talli duke më dhënë një letër.
Ditët kalonin,por ajo nuk shkonte në bankë,sepse kishte turp dhe frikë se ndoshta letra e të pasurit,ishte gënjeshtër.
Një ditë,guxoi tja tregonte një shoqes të saj dhe ajo i tha:
-Kjo letër që mban,është për bankën,shko të shohësh ç’thotë.
Atëherë gruaja e ve shkoi në bankë.
Sapo e pa bankieri letrën, i tha që ishte një çek me 50 lira flori.
Sofia u befasua,ishte shumë e madhe,ka bërë ndonjë gabim njeriu.Vendosi të marrë çekun mbrapa dhe shkoi në shtëpinë e të pasurit.
– Më falni por shuma që më dhatë,është shumë e madhe dhe unë nuk i meritoj,mos keni bërë ndonjë gabim?
Sapo dëgjoi fjalët e saj,i pasuri
i tha:
– Është e vërtetë,kam bërë gabim.
Morri çekun,plotësoi edhe një zero tjetër pas 50 dhe u bënë 500 lira.
I tha- Shko tani në bankë dhe mëso që nuk kam bërë gabim.
Ky është përfundimi i mirësisë.
Sepse kur ndihmon një njeri që ka nevojë,zoti ta shpërblen dyfish.
Çerazela Kondi,10 Prill,2026,Athinë!!
