Përkujtim
VIGANIT LLAPJAN TË KËNGËS SHQIPE
(Ismet Bogujevcit)
Ditën më të Bekuar e më të Shenjtë zgjodhe, i Madhi Zot
që sytë e të gjithë neve
t’ na i mbushësh me lotë,
t’ i bie Llapit, Dardanisë e gjithë Shqiptarisë kjo dhembje
që assesi nuk po mund ta kapërdijmë dot,
o vdekje e mallkuar, që çdoherë ke qenë dinake,
prapë zgjodhe më të bukurën e më të bardhën ditë,
blerimin e pranverës t’na e kthesh në gjethe verdhake,
Bilbilit të Gemit Llapjan me pabesi duke i zënë pritë!
Vargu i trishtë sot për ty,
Vojshtinë Kënge Shqipe,
peshon sa pikë uji në oqean,
pena ime mbi letrën e bardhë
vajton,
o zemërbardhë, i këngës shqipe vigan,
sot dhe dielli e hëna e Artit shqip,
petkun me vajë e lotë ka veshë,
zemra në njërën anë feston
në tjetrën vajton,
oh, sot, sot vetëm Amshimi po qeshë!
” Sytë e Zezë” të vashës që i këndoje,
sot në sy lotë kristal janë kthyer,
lulet në ” Lulishten me Trëndafila” që aq shumë e doje,
me ngjyrë pikëllimi të gjitha janë ngjyer,
lahutat, çiftelitë, violinat,kitarat,
të gjitha nga trishtimi telat kanë këput,
nusja më e bukur e “ Martesës” hoqi vellon,
në vend të së bardhës vu vello të zezë futë!
Më e njoma vashë dardane,
nga pikëllimi preu gjithë ” Gërshetin”,
” Bukuroshja” zemërthyer,me lotë
valë,
njomi Dardaninë e mbushi detin,
Llapi, Dardania e e gjithë Shqiptaria,
po mbushin det me lotë,
e vdekja e mallkuar “S’ua kthej më mbrapa!”
pamëshirë neve po na thotë!
Bajram Curri gjallë po t’ ishte,
ndër shkrepat e Dragobisë
këtë humbje do t’ lotonte,
martinë e Azem Bejtës, Isë Boletinit, Hasan Prishtinës,
me plumba nderi shqipesh këtë qiell dardan do shponte,
“Kaçaniku me Grykën e tij”,
nëse do t’ mundte,
gjithë burrërinë martire do e mbledhte,
me nderin më të madh,
një grusht dhe më të artin,
mbi varrin tënd do të t’ hidhte!
Mos mendo o vdekje gllabëruese,
se me marrjen e Viganit tonë na munde,
edhe pse nga dhembja n’ këtë ditë
çdo pemë shpirti artisti na shkunde,
se në miliona zemra shqipesh,
zëri i Tij mbet mbjell si lis përjetë,
se Martirët e Këngës si Ismet Bogujevci,
jo, jo, as dheu e qielli s’i tretë!
VIOLETA KADRIU ,13 MAJ 2021 PODUJEVË,KOSOVË
