30
heshtja ime është më e fortë
se jehona e britmës mbi shpat,
shpirtin nuk e lë të thyhet lehtë.
Mbi supet e mia nuk janë veç malet,
peshojnë më shumë fjalët e pathëna,
rrugët e bëra vetëm,
mes stuhive në terr.
Sytë pikojnë si qiell vjeshte,
brenda tyre rritet dritë,
diellin nuk e lë të fiket.
Kurrë.
Ti, ndoshta nuk e di…
kur durimi bëhet shekull,
edhe amanetit i del zëri
prej tokës që s’e tret.
