36
Atë punë ka jeta, të na hapë e mbyllë plagë,
Egër të na stërvisë reflekset e vetëmbrojtjes,
Mekanizmin e rimëkëmbjes, të ndenjurit në lojë,
Mjeshtërinë e ecjes zbathur, mbi zjarr…
Sytë e tu të kthjellët m’i lajnë plagët
Teksa zemra të pulson frekuencat e shërimit,
Rrahje pas rrahje të bëjnë mrekullinë,
Rigjenerimin e ushtrisë sime në galerat e shpirtit…
Dhe një mije vite pra, kështu, do të rroja,
Nëse Zoti atje lart s’do t’na thërriste,
Kush thotë se i velur është nga jeta,
Asgjë s’ka provuar në ditët e veta…
-ARMENIDA-
Shkurt 2026
