33
Nga Luljeta Aliu
Njerëzit e gjakut nuk mund t’i zhbësh, nuk quhet falje aty.
Të falësh ata që nuk duhet patjetër t’i falësh, kjo quhet falje.
Dhe jo për gjëra të vogla.
Falja është virtyti më i rëndë.
Të falësh, ndonëse e kanë bërë me vetëdije.
Të falësh, edhe kur në dhimbjen tënde ndjenin kënaqësi.
Të falësh, kur askush nuk do t’i falte.
Të falësh. Përkundër që instinkti klith hakmarrje, të falësh.
Jo nga pafuqia.
Por nga kulmi i forcës.
Të falësh, sepse zgjedhë mos ta ushqesh një ligësi.
E çfarë tjetër mund të bësh ndaj dikujt
që pa vetëdije e ndërton ferrin e tij?