Hafizi gjithnjë dha, dhe pasi Kosova u çlirua asnjëherë asgjë nuk kërkoi, duke treguar kështu shëmbëlltyrën e një patrioti të jashtëzakonshëm.
Hafiz Gagica ishte shtylla e organizimit të mërgatës. Ishte iniciator, ideator, organizator dhe gjithmonë njeriu tek i cili drejtoheshin shqiptarët e shqetësuar, sepse tek ai shihnin përfaqësuesin legjitim të Dr. Ibrahim Rugovës në mërgatë.
Ai nuk ishte njeri i zhurmshëm, por ishte një organizator jashtëzakonisht efektiv dhe një nga figurat qendrore të Republikës së Kosovës nën represionin serb. Me të dhe me njerëz si ai, Republika e Kosovës u vendos në hartën politike të botës.
Puna e tij, kontributi i tij për pavarësinë, lirinë dhe demokracinë e Kosovës do të mbetet i përjetshëm.
Lavdi i qoftë Hafizit dhe gjithë atyre që kontribuuan për vendin tonë!




