Home » TAKIM RASTI ME GAZETARIN VETERAN DEMUSH ZEFI…

TAKIM RASTI ME GAZETARIN VETERAN DEMUSH ZEFI…

nga World Ks

Prishtinë, 09 qershor 2026

Sot pata një takim me gazetarin dhe intelektualin ferizajas, Demush Zefi, me të cilin tashmë jemi fqinjë në Lagjen ARBËRIA në Prishtinë dhe takohemi shpesh.

Gjatë këtij takimi analizuam kryesisht zgjedhjet nacionale në Kosovë dhe, pavarësisht mendimeve të ndryshme, gjetëm mirëkuptim dhe pajtueshmëri mes nesh, pasi biseda kishte të bënte me Kosovën dhe jo me interesat tona personale.

Po ashtu, me pietet kujtuam Kryetarin e Kolegjiumit të Degëve të LDK-së në Diasporë, z. Hafiz Gagica, i cili është ndarë nga jeta kohë më parë. Bashkërisht kujtuam dhe rrëfyem gjerë e gjatë veprimtarinë e tij dhe për aktivitete të shumta me bashkatdhetarët tanë kudo në botë, ai ishte strumbullar dhe udhërrëfyes i proceseve.

Prandaj, mikut tim Demush Zefit i dëshiroj shëndet të mirë, mbarësi dhe jetë të gjatë!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment