Home » Halil Geci : LAMTUMIRË BURRIT TË MADH TË KOSOVËS, HAFIZ GAGICËS

Halil Geci : LAMTUMIRË BURRIT TË MADH TË KOSOVËS, HAFIZ GAGICËS

nga World Ks

Sot zemra u mbush me dhimbje e pikëllim të thellë për humbjen e një burri të madh të atdheut, një veprimtari e atdhetari të rrallë, bashkëpunëtori të pandashëm dhe besnik të Ibrahim Rugova, njeriut që jetën ia kushtoi Kosovës, shtetndërtimit dhe lirisë së saj.

Ikja jote është dhimbje për familjen, për miqtë, për shokët dhe për gjithë shqiptarët që e deshën atdheun ashtu siç e deshe ti, me zemër, me shpirt dhe me sakrificë.

Prehu në paqen dhe mëshirën e Zotit!

U prehsh në Parajsën e amshuar, aty ku do të bashkohesh përsëri me miqtë dhe heronjtë e lirisë, Sali Çeku dhe Agim Ramadani, për të qëndruar përherë bashkë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Gagica, miqve, shokëve dhe të gjithë atyre që sot ndjejnë këtë humbje të madhe.

Zoti e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Parajs. Amin!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment