Home » Një shkëlqim që buron nga shpirti, si pasqyrimi i diellit mbi ujë, i qetë, i thellë, poetik

Një shkëlqim që buron nga shpirti, si pasqyrimi i diellit mbi ujë, i qetë, i thellë, poetik

nga World Ks

Të jetosh pranë detit 🌊

e të mos krijosh art 📖,

është si të jesh poet ✏️

dhe të mos marrësh frymë ☀️

Unik, se jam vetë drita

S’jam zë që peshpëritet pas shpinës,

As hije që mbijeton në zvarritje,

Unë jam zë që nuk kërkon leje,

Jam hapat që s’kthehen pas në heshtje.

Le t’ulen të bëjnë pazare me fjalë,

Të thurin rrjeta për gojë e për sy,

Zëri im nuk flet në terr,

Flet në dritë, në art, në amshim, aty ku s’rrin gënjeshtra.

Leri t’ulen si zvarranik mbi supe të huaja,

Krenaria e tyre, hijet e tua.

Ata kopjojnë, se modelin nuk mund ta bëjnë,

Ata lakmojnë, se origjinalin nuk mund ta kenë.

Lëri të ulerasin suksesin tënd,

Ai i verbëron. Ai s’është për sytë e tyre.

Lëri të pështyjnë në ajër fjalë,

Se truri u mbaron në thashetheme.

Unë nuk u përkula për t’u dukur.

Nuk u rrëzova për të ngritur të tjerët.

Unë jam ai zë që ngrihet edhe kur hesht,

Jam hije që ndrit, jo që zvarritet.

Dritën time nuk ma fali askush,

E ndeza vetë, me lot të pathënë.

Në fund të ditës…

Ndriçon vetëm origjinali.

Të tjerët… thjesht shikojnë🫣

Qershor/ Durres 2025♥️🌊

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment